Të paktën tre persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i vogël u përplas në një rrugë dhe shpërtheu në flakë në Belo Horizonte të Brazilit.
Avioni u përplas në një rrugë në zonën e Caicara, vetëm disa minuta pasi u ngrit nga aeroporti i afërt, Carlos Prates, të hënën në mëngjes.
Një zëdhënës nga departamenti lokal i forcave zjarrfikëse tha se aeroplani fluturoi drejtpërdrejt mbi makina në një kryqëzim në një zonë banimi, raportoi “Estado de Minas”.
Ekipet e emergjencës nxituan në vendngjarje dhe fotot dhe videot në mediat sociale tregojnë se avioni shpërtheu në flakë të shumta.