Vendosni fjalën kyçe....

Me fjalët e ndërkombëtarëve, Basha dhe Rama bëjnë replika në distancë për negociatat


Kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kreu i qeverisë Edi Rama janë përplasur në distancë për mos hapjen e negociatave.

Postimit të kryeministrit Rama i cili me fjalët e Merkel thotë se Evropa nuk mbajti premtimin për hapjen e negociatave, kreu i ekzekutivit e krahason me fjalët e liderit të PD-së se faji rëndon mbi qeverinë.

Postimi i Kryeministrit Edi Rama në Facebook

Nga ana tjetër Basha i përgjigjet me fjalët e liderëve të shteteve të BE-së duke mbajtur qëndrimin se është plotësisht dakord me qëndrimet e tyre.

Ne mbështesim 100% qëndrimet e liderëve të BE. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqipëria meriton më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Ata duan ta pranojnë Shqipërinë, por në mënyrë të përsëritur ata refuzojnë Ramën”-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *