Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar orët e pasdites, në autostradën Tiranë-Durrës, ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit.
Ngjarja ka ndodhur mbikalimin e Vorës dhe për shkak të shpejtësisë së lartë, automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.
Sipas burimeve të para dyshohet se drejtuesi i makinës ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital.