Vendosni fjalën kyçe....

Kapet 450 kilogramë drogë në Brindizi, dyshohet se ishte dërguar nga një organizatë kriminale shqiptare


Një sasi prej 450 kilogramë drogë  sekuestrua nga policia italiane, e cila kishte pikasur gomonen në det dhe i ishte vënë pas atij.

Gomonia u sekuestrua bashkë me drogën në Brindizi.  Një 48-vjeçar italian u arrestua nga karabinieria e Italisë.

Mediat italiane raportojnë se droga ishte mbështjellë dhe vendosur në një zonë, që nuk përshkohej nga uji, kurse ishte dërguar për në Itali nga një organizatë kriminale shqiptare, shkruajnë mediat në vendin fqinj.

Mjeti lundrues që drejtohej nga 48-vjeçari italian, ishte pikasur nga radari duke kryer manovrime të dyshimta në det.

Kjo bëri që autoritetet ta vinin nën vëzhgim mjetin lundrues, një skaf gjysmë i mbuluar 6 metra i gjatë dhe me një motor të fuqishëm. Sasia ishte e madhe dhe se edhe këtë herë, lidhjet me bandat kriminale shqiptare në këtë tregti të paligjshme ishin të qarta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *