Policia e Librinos arrestoi një shqiptar dhe një italian duke zbatuar urdhrin e Gjykatës së Katanias.
Rajmond Metaj dhe Luigi Bongiorno, të dy të moshës 36-vjeçare, u ndaluan nga karabinierët italianë për posedim dhe trafik droge.
Sipas vendimit të gjykatës, Metaj duhet të vuajë dënimin prej 3 vite e 4 muajsh burg, ndërsa gjyqtarët kanë ndryshuar masën për Bongiornon nga ‘’arrest shtëpie’’ në ‘’arrest me burg’’.
Të ndaluarit do ta vuajnë dënimin në burgun e Piazza Lanzas në Katania.