Në sfidën mes Francës dhe kombëtares sonë për eleminatoret Euro 2020 e cila përfundoi me shifrat 4-1, ndodhi një incident në fillimin e saj e cila i kushtoi një dënim Federatës Franceze të Futbollit.
Në vend që të dëgjohej himni ynë kombëtar përpara nisjes së ndeshjes, u dëgjua himni i Andorrës.
Kjo ngjarje bëri xhiron e mediave në Evropë dhe uli imazhin vendit organizator dhe UEFA-s.
Për këtë ngatërresë, UEFA e ka dënuar Francën me 20 mijë euro gjobë, sipas asaj që raportojnë mediat franceze.