Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet ylli serb i “Instagramit”, i gjenden në shtëpi 11 kallashnikovë e pistoleta me silenciatorë


Këngëtarja dhe ylli i Instagramit, Radojka Kecman, dhe shoqja e saj janë burgosur pasi policia serbe zbuloi automatikë, pistoleta, silenciatorë dhe municion në banesën e saj, që raportohet se kishin për qëllim të dërgoheshin te një bandë kriminale në Mal të Zi.

Një gjykatës urdhëroi Kecman, 25 vjeç, të qëndrojë 30 ditë në burg me akuzën e armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe trafikimit të armëve dhe eksplozivëve.

Policia gjeti dy armë sulmi në apartamentin e saj në Novi Sad gjatë një sulmi javën e kaluar. Pas bastisjes së shtëpisë policia konfiskoi njëmbëdhjetë kallashnikovë, 11 pistoleta ajri të konvertuara në armë zjarri, dhjetë silenciatorë dhe një sasi të madhe municionesh, sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë (MUP).

Kecman, 25 vjeç, është një këngëtare dhe një yll Instagrami me mbi 20,000 ndjekës. Ajo është fotografuar shpesh në shoqërinë e personaliteteve më të famshme të muzikës vendase dhe të filmit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *