Një nga nxënësit që u helmua në një shkollë të mesme në Bulqizë është nisur me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar pas gjendja e tij nuk paraqitet e mirë.
Disa fëmijë u helmuan mëngjesin e sotëm në shkollën e mesme në Shupenzë të Bulqizës, për shkak të një sprajti me aromë të hedhur në klasë nga një nxënës.
Fillimisht ata u transportuan drejt spitalit të Peshkopisë me dy autoambulanca dhe me përjashtim të nxënësit që po vjen drejt Tiranës, gjendja e të tjerëve është e stabilizuar.