Interi po planifikon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.
“Zikaltërit” ia kanë vënë syrin mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic.
Sipas mediumit “El Desmarque”, klubi italian është i gatshëm t’i paguajë 38 milionë euro për mesfushorin kroat.
Ish-futbollisti i Sevillës këtë sezon ka përfunduar në stol dhe Barça po planifikon ta shesë atë në afatin kalimtar të janarit.
Interesim për Rakiticin ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini.
Ai i ka zhvilluar gjashtë ndeshje këtë sezon në La Liga. Ndërkohë, në alternativë Interi i ka mesfushorin tjetër të Barçës, Arturo Vidal dhe atë të Manchester Unitedit, Nemanja Matic.