Vendosni fjalën kyçe....

Kurti insiston: Nuk është detyrim futja në qeveri e Listës Serbe


Lidhur me bisedimet që janë duke u zhvilluar mes LVV-së dhe LDK-së për krijimin e qeverisë së ardhshme në Kosovë, Kurti tha se janë gjithnjë e më afër, ku grupet punuese janë duke diskutuar për planifikimin të qeverisjes së ardhshme, dhe për ndarjen e përgjegjësive dhe funksioneve.

“Populli ka vendosur, që opozita e deridjeshme të jetë në qeverisje… Synimi ynë është të jetë koalicion sa më i madh në numra, por hapi i parë dhe më i madh është ai mes LVV-së dhe LDK-së”, tha Kurti për RTK dhe shtoi se për koalicionin qeverisës, punën më të madhe e ka kryer populli i Kosovës.

Lidhur me atë nëse Lista Serbe do të jetë pjesë e qeverisë Kurti, kreu i Vetëvendosjes tha se nuk është obligim kushtetues që ta kemi Listën serbe në qeveri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *