Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 200 policë rrethojnë portin e Durrësit, ndalohen 4 persona


Forca të shumta policie kanë zbarkuar sot në Portin e Durrësit, ku po kryhen kontrolle të imtësishme në automjete dhe në konteinerë.

Nga ky aksion mësohet se janë ndaluar katër persona, nën dyshimet për drogë dhe armë e kontrabandë.

Këtyre personave iu gjet diçka e dyshimtë në automjetin e tyre. Mbi 200 punonjës policie janë të angazhuar në operacionin në fjalë. Në krye të operacionit në port është drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj, drejtori i Departamentit të Rendit Gjovalin Loka dhe drejtori i departamentit të Kufirit, Eduart Merkaj.

Pjesë e kontrolleve janë edhe anijet e peshkimit për kontrabandë karburanti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *