Vendosni fjalën kyçe....

Plas sherri mes pacientes dhe kirurges plastike, këngëtarja ruse përfundon me fraktura (Kujdes pamje të rënda)


Një këngëtare dhe aktore ruse pretendon se është sulmuar nga një kirurge kozmetike gjatë trajtimit për të korrigjuar buzët.

Valentina Sidorova postoi një video në internet ku tregonte fytyrën e saj të përgjakur dhe thotë se ishte rezultat i sulmit të mjekes, Olesya Sokolan.

Siç shkruan “Mirror“, artistja 20-vjeçare pretendon se po mjekohet në spitalin e Moskës për një lëndim në kokë, hundë të thyer dhe tronditje.

Megjithatë Dr.Sokolan pretendon se ishte Sidorova ajo që e sulmoi.

Policia tha që po hetonte të dy pretendimet e grave të përfshira në një përleshje para pacientëve të tjerë të tronditur.

Në videon e publikuar, Sidorova thotë: “Tani jam në klinikë. Jam rrahur nga një doktoreshë. Ajo filloi të më godiste në fytyrë dhe kokë me telefonin tim.”

Dr.Sokolan fillimisht nuk e komentoi incidentin, por më pas akuzoi pacienten se e kishte provokuar. Sipas mjekes, ajo po i bënte Sidorovës një trajtim falas pasi ajo ishte e pakënaqur nga ndërhyrja në buzë që kishte bërë në një klinikë tjetër.

Ajo e akuzoi këngëtaren se kishte përdorur fjalë të turpshme dhe e kishte provokuar duke i drejtuar kamerën dhe e kishte bërë të rrëzohej dhe të pësonte tronditje ndërkohë që ishte në fazat e hershme të shtatzënisë.

Por këngëtarja thotë tjetër gjë. Pacientja pretendon se mjekja po përdorte një substancë të pakontrolluar për t’ja injektuar në buzë.

“Unë e pyeta pse nuk kishte kuti zyrtare dhe marka identifikuese. Për këtë ajo u përgjigj: Ose i beso mjekut tënd ose jo”, tha Sidorova.

“Unë u përgjigja se po e shihja atë për herë të parë dhe se doja të bindesha për origjinalitetin dhe cilësinë e ilaçit, pasi kujdesem për shëndetin tim. Pastaj dëgjova fjalët e vrazhda: ohu dil nga këtu “.

Ajo thotë se pas kësaj nxori smartfonin për të filmuar mjeken, por ajo ia mori nga duart dhe filloi ta godiste me të.

Ajo thotë se pastaj hynë në dhomë punonjësit e spitalit, që tenstuan t’i ndanin por e morën atë për të çmenduar, duke e injoruar plotësisht.

Sidorova paraqiti një ankesë në polici dhe u pranua në Spitalin Botkin të Moskës, ku u diagnostikua me frakturë të hundës, lëndim të kokës dhe tronditje.

Valentina Sidorova

Valentina Sidorova

Mjekja Olesya Sokolan

Olesya Sokolan

Valentina Sidorova


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *