Dy raportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës pritet të mbërrijnë në Tiranë në datat 28-30 tetor në një mision faktmbledhës.
Misioni i dyshes vjen pas vendimit për mosçeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian në samitin e 17-18 tetorit.
Dy europarlamentarët janë Andrej Hunko nga Gjermania dhe Josef O’Rilli nga Irlanda.
Ata do fokusohen në krizën politike, luftën kundër korrupsionit si dhe reformat e tjera.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Hunko e O’Rilli me kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Ruçi, krerët e partive parlamentare dhe ata që opozitës së bashkuar si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.