Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet të hyjë në Shqipëri Babis Karathanos: Kryeministri Rama po terrorizon minoritetin grek


Policia kufitare i ka ndaluar hyrjen në Shqipëri shtetasit grek, Babis Karathanos, që njihet si mbështetës i hapur i partisë ‘Agimi i Artë’.

Ka qenë vetë Karathanos që me anë të një postimi në Facebook ka denoncuar moslejimin e futjes në territorin shqiptar.

Ai shkruan se me të njëjtat dokumente udhëton në gjithë Europës ndërsa sipas autoriteteve shqiptare ato nuk mjaftojnë për të hyrë në Shqipëri.

‘Ky dokument thotë se nuk më lejohet të hyj në Shqipëri pasi dokumentet e mia nuk janë në rregull. Pas disa orësh të kaluara në kufirin mes Greqisë e Shqipërisë duke u përpjekur të mbërrij në Bularat për të marrë pjesë në memorialin e Kostandinos Kacifas ata më thanë këtë dokument dhe më ndaluan të hyj në Shqipëri. Sigurisht me këto dokumente unë udhëtoj shpesh në Europë por jo në Shqipëri. Kryeministri i këtij vendi që ndalon shtetasit grekë të hyjnë në territorin e tij përmes justifikimesh qesharake dëshiron që të takohet me kryeministrin grek. Ai dëshiron që të hyjë në familjen europiane. Ndërkohë po terrorizon përditë anëtarët e minoritetit grek në Epirin e Veriut. Por bëjani të ditur se terrorizmi i tij nuk do ia dalë.’ – shkruan ai në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *