Vendosni fjalën kyçe....

“LDK e VV s’e diskutojnë në asnjë mënyë idenë e ndarjes së territoreve me Serbinë” – Vjosa Osmani


Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre në Kosovë ka thënë se koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje duhet të bëhet me partneritet në mes të barabartëve, shkruan Lajmi.net.

Ajo deklaroi se asnjëra palë nuk mund të sillet si fitues absolut dhe ta trajtojë palën tjetër si një aksesor.

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës ajo tha se pika e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje është se janë kundër ndarjes apo shkëmbimit të territoreve të Kosovës dhe për këtë kanë 2 vjet që kanë qëndrime kundër kësaj ideje.

‘Ne dhe Vetëvendosje kemi dalë për dy vite rresht kundër idesë së rrezikshme të ndarjes, apo edhe shkëmbimit të territoreve, ide kjo e vjetër ruso-serbe që për fat të keq kohët e fundit kishte gjetur aleatë edhe në Ksosovë. Ide të tilla që kontestojnë kufijtë e Kosovës ne në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të jenë pjesë e dialogut.’ – theksoi Osmani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *