Vendosni fjalën kyçe....

Prapaskenat e Samitit të Berlinit- Këshilltarja e Haradinajt: Rama bënte gjeste të pahijshme për të rënë në sy


Këshilltarja e Kryeministrit në largim të Kosovës, Meliza Haradinaj, thotë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bënte veprime për të rënë në sy kur ishte në Samitin në Berlin.

Haradinaj e ka fjalën për Samitin e Berlinit, ku kryeministri Rama bashkë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i kishin bërë presion Ramush Haradinajt të hiqte taksën ndaj Serbisë.

“JA E VËRTETA E RAMËS

Domosdoshmëria e zgjidhjes së nyjes Kosovë – Serbi, nuk i jep rol paternalist Edi Ramës që të imponohet si ndërmjetësues. Megjithatë, ai provoi këtë rol edhe në diskutimet informale në Berlin, duke u afruar pa ftesë tek tavolina ku kancelarja Merkel dhe presidenti Macron i ftoi për pije liderët e Kosovës dhe Serbisë. KM Rama ‘kërcente’ në diskutimet që filluan aty – pa rend e pa respekt ndaj diskutuesve. Dikur filloi të kapte Presidentin Thaçi për krahu, duke tentuar ta tërhiqte më larg kryeministrit Haradinaj, për të gjetur një bashkëbisedues për dokrrat e tij gjeopolitike që si dëgjonte kush.

Dikur kur u bind që Kosova ka lider që zëshëm dhe logjikshëm e argumenton realitetin e Kosovës, dhe atë madje edhe në anglisht edhe në frëngjisht, u spostua në kolltuqet anash hollit të Zyres së Kancelares, duke pozuar para fotoaparatit të Ministrit të tij në detyrë. Më pas vazhdoi pa ndonjë rol, duke ofsharë nëpër hollet e katit të 5të, e duke bërë gjestikulacione joserioze për një kryeministër për të shfaqur pakënaqësinë e tij për mungesë vëmendjeje, edhepse me mbathje atraktive.”, shkruan këshilltarja e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Më pas ajo vazhdoi të thoshte se do ishte më mirë për kryeministrin shqiptar të ishte angazhuar gjatë kësaj kohe me integrimin e Shqipërisë në BE, sesa të humbiste kohë duke u marrë me territoret e Kosovës.

“Në fakt, do të ishte shumë më mirë nëse Rama do preokupohej me rrugën eurointegruese të Shqipërisë, e mos të humbte kohën e mundësinë duke fshehë dështimet e tij qeverisëse prapa këshillave ‘kreative’ që ia jepte Kryeministrit Haradinaj se si të zgjidhej çështja Kosovë – Serbi, apo si të veprohej me taksën 100%.

E vërteta është një, si privatisht, ashtu edhe publikisht: që Kosova nuk është mall as tokë që mund të shkëmbehet nga tregtarë aksidental!

Veprimet specifike të shqiptarëve që i përgjigjen agjendës serbe, do të kenë kualifikim të veçantë në historinë kombëtare… e kjo s’është punë e kësaj gjenerate!

Ma thuani cilit shqiptar i duhet ‘e vërteta’ e Ramës me dëshmitar Vuqiqin e Thaçin?!”, shkruan Meliza Haradinaj.

Kjo deklaratë vjen pas kërcënimeve të Ramës ndaj Haradinajt.  Ditët e fundit Rama e paralajmëroi Haradinajn se do ta padiste për shkak të akuzave të këtij të fundit se ai kishte planifikuar me Thaçin dhe presidentin serb aleksandar Vuçiç, shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *