Vendosni fjalën kyçe....

Shkelën rregullat e qëndrimit në BE, kthehen në vend 114 shqiptarë


Plot 114 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar pasi kanë shkeluar rregullat e qëndrimit në vendet e BE-së. Sipas policisë, 28 shtetas janë deportuar nga Franca dhe 5 të tjerë nga Belgjika.

Ndërsa 81 shtetas të tjerë kishin thyer rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN, disa prej të cilëve kishin tentuar për të hyrë në mënyrë ilegale në Britani. Mes tyre kishte edhe persona që kishin përfunduar dënimin në një nga vendet e BE-së.

“Policia Kufitare vijon operacionet e përbashkëta të riatdhesimit të shtetasve shqiptarë të cilët kërkojnë azil apo nuk respektojnë rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN.

Riatdhesohen 114 shtetas shqiptarë të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në vendet e BE-së, apo u është refuzuar dhënia e azilit.

Në kuadër të fluturimeve të përbashkëta organizuar nga Franca në bashkëpunim me Frontex dhe me pjesëmarrjen e Belgjikës, Gjermanisë e vendeve të tjera të BE-së, si dhe me mbështetjen e eskortës Shqiptare në Aeroportin e Rinasit mbërriti një charter nga Franca, i eskortuar nga Policia Shqiptare me 33 shtetas shqiptar, nga të cilët 28 shtetas të deportuar nga Franca dhe 5 shtetas nga Belgjika.

Po në këtë kuadër nga disa vende të BE-së, u riatdhesuan edhe 81 shtetas të tjerë shqiptarë të cilët kishin thyer rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN, disa prej tyre kishin tentuar për të hyrë ilegal në Angli, si dhe një pjesë që kishin përfunduar dënimin në një nga vendet e BE-së.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos kërkojnë azil, me arsyetimin se shanset për ta fituar janë zero.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *