Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka hedhur poshtë njoftimet se Bashkimi Evropian po përgatit një “zonë ekonomike evropiane” për vendet e Ballkanit pasi në samitin evropian, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, nuk arritën të marrin datën e bisedimeve për anëtarësim për shkak të kundërshtimit të Francës.
Zaev ka thënë se përveç anëtarësimit të plotë në BE, nuk do të pranojë asnjë alternativë tjetër.
“Vendi ynë është në BE dhe nuk do të pranojmë asnjë ofertë tjetër. E gjithë bota flet për ne për atë që kemi bërë. Ne kemi përmbushur detyrimet tona dhe e kemi merituar hapjen e bisedimeve. Ne duam atë që meritojnë dhe asgjë tjetër. Nuk pranojmë asnjë alternativë tjerë, pakte, partneriteti, projekte ekonomike. Ne jemi për anëtarësim të plotë në BE”- ka deklaruar Zaev në një tribunë të shtunën në mbrëmje me simpatizantë të LSDM-së në qytetin e Prilepit, raporton REL.