Vendosni fjalën kyçe....

Daçiç flet për pavarësinë e Kosovës dhe Albin Kurtin


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiç, tha se pavarësia e Kosovës është ‘e vdekur’ në letër.

‘Nuk bëj shaka, me të vërtetë them se disponimi është i tillë. Nuk do ta tërhiqnin ata kandidaturën për Interpol sikur situata të mos ishte e tillë’, tha Daçiq, duke shtuar se Kosova ‘nuk mundet më të kalojë askund ku nevojitet shumica prej dy të tretave’, shkruan Lajmi.net.

Ai foli lidhur edhe me liderin e Vetëvendosjes, Kurti, duke thënë se ai është më keq se paraardhësi i tij, Haradinaj.

‘Kam menduar që s’ka më të keq se Haradinaj, por ndoshta edhe mund të ketë’ – shtoi ai.

Daçiq gjithashtu foli edhe për idetë e fundit mbi një partneritet të privilegjuar me BE-në për vendet e Ballkanit Perëndimor, për të cilën tha se nuk ishte një opsion zyrtar dhe se nuk do të zbatohej së shpejti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *