Vendosni fjalën kyçe....

Berisha pret në zyrë Albin Kurtin, çfarë shkruan për takimin me liderin e Vetëvendosjes


Ish-kryeministri Berisha ka pritur në një takim liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ky i fundit shoqërohej nga deputeti Liburn Aliu dhe këshilltari i tij, Arbër Zaimi.

Berisha thekson se në takim është diskutuar për zgjedhjet e fundit dhe për misionin e qeverisë së re të Kosovës për integrimin e vendit.

Në fund ish-kryeministri thekson se në takim është diskutuar gjithashtu edhe bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kosovës dhe zhvillimet në rajon.

‘Takim me kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe kryetarin e Levizja Vetevendosja, zotin Albin Kurti!

Te dashur miq, sot prita ne nje takim kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe Kryetarin e Levizjes Vetevendosja, z. Albin Kurti dhe zoterinjte Liburn Aliu, deputet i kesaj partie dhe Arber Zaimi keshilltar i kryetarit te LVV.

Ne kete takim i shpreha dhe njehere zotit Kurti urimet e perzemerta per fitoren e tij dhe Levizjes Vetevendosja ne zgjedhjet e fundit paralamentare ne Kosove duke theksuar se zgjedhjet e fundit ishin historike, qytetaret e Kosoves me voten e tyre mandatuan ndryshimin, mandatuan koaliconin LVV-LDK, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin per udheheqjen e vendit ne rrugen e ndryshimit dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike.

Ne kete takim diskutuam gjeresisht mbi zhvillimet ne rajon dhe bashkepunimin midis Shqiperise dhe Kosoves ne interesin me te mire te dy vendeve dhe te kombit tone si dhe bashkepunimit rajonal.

Takimi ishte i hapur dhe miqesor! Sb’ – shkruan Berisha në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *