Vendosni fjalën kyçe....

“Kosova të jetë shembull për standardet demokratike e mirëqeverisjen” – Meta pret Albin Kurtin


Presidenti Meta ka pritur në zyrën e tij para pak çastesh kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kreu i shtetit ka postuar në Facebook foton e takimit ndërsa thekson se e ka uruar për suksesin e arritur në zgjedhje.

Më tej Meta shkruan se ka uruar që Kosova të forcojë institucionet demokratike duke u kthyer në shembull për rajonin siç e tregoi në zgjedhjet e fundit.

‘Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje. Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen.’  shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *