Autoritetet meksikane njoftuan zbulimin e një varri masiv që përmbante të paktën 42 trupa, në periferi të një qyteti portual turistik afër kufirit të Arizonës. Zbulimi ndodhi pak jashtë Puerto Penasco, Sonora, i njohur gjithashtu si ‘Rocky Point’, 60 milje në jug të Arizonës.
Autoritetet njoftuan zbulimin e një varri masiv dhe raportuan se hetuesit po punojnë për të zbuluar më shumë të dhëna.
Sipas një deklarate nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit, mbetjet e të gjitha viktimave dukeshin se ishin në faza të avancuara të dekompozimit.
Vetëm një grup mbetjesh duket se janë varrosur në zonë kohët e fundit. Të paktën dy nga viktimat mund të jenë femra. Karteli Sinaloa ka një prani të fortë dhe mban kontrollin operacional në pjesën më të madhe të shtetit të Sonora.
Pjesa më e madhe e dhunës që shfaqet në shtetin e Sonorës është midis fraksioneve ndërluftuese brenda kartelit Sinaloa.
Vrasjet kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet në terren që çojnë në rrëmbime të shumta dhe vrasje të rivalëve teksa shumica e këtyre rrëmbimeve shkojnë pa raportuar.