Siç e kishin parashikuar sondazhet, kandidati i opozitës Alberto Fernandez është zgjedhur si presidenti i ri i Argjentinës.
BBC shkruan se Fernandez siguroi më shumë se 45% të votave të nevojshme për të fituar, duke mposhtur presidentin në detyrë, Mauricio Macri.
Turmat e mbështetësve u mblodhën në selinë zgjedhore të Fernandez për të festuar rezultatin.
Votimi u mbajtën mes një krize ekonomike që ka lënë në varfëri një të tretën e popullsisë së Argjentinës.
Presidenti Macri pranoi humbjen mbrëmjen e së dielës. Duke përgëzuar rivalin e tij politik, ai tha se e kishte ftuar Fernandez në Pallatin Presidencial të hënën për të diskutuar për kalimin e pushtetit tek ai.
Fernandez më vonë u tha mbështetësve se ai do të bashkëpunonte me presidentin që po largohet “në çdo mënyrë që mundemi”.
Me më shumë se 90% të votave të numëruara, Fernandez kishte fituar 47.79% të votave, krahasuar me 40.71% të Macri. Ai do ta marrë presidencën në 10 dhjetor.