Vendosni fjalën kyçe....

Tokë e djegur e gërmadha, pamjet nga vendi ku SHBA thotë se vrau udhëheqësin e ISIS-it, Al-Bagdadin (VIDEO)


Një ndërtesë e shndërruar plotësisht në gërmadhë dhe tokë e djegur, këtë pamje tregojnë filmimet nga kompleksi i ish-udhëheqësit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi në Siri.

Ditën e djeshme, presidenti i SHBA-së Donald Trump bëri një fjalim të rrallë nga Shtëpia e Bardhë, duke thënë se “Abu Bakr al-Bagdadi ka vdekur” duke konfirmuar raportet mediatike që kishin qarkulluar që nga mëngjesi.

Udhëheqësi terrorist vdiq “duke qarë dhe duke bërtitur” pasi forcat speciale amerikane, aeroplanët, helikopterët dhe dronët u dërguan pas tij “në një sulm të guximshëm të natës”, tha presidenti.

Ruptly ka publikuar pamjet nga vendi ku supozohet se u zhvillua operacioni kundër Shtetit Islamik. Nuk kishte asnjë ndërtesë të lënë të paprekur pasi ato ishin shndërruar në grumbuj tullash, shkruan RT. Kameramani filmoi gjithashtu një furgon që ishte tërësisht i mbushur me plumba.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nga ngritur dyshime lidhur me pretendimet e SHBA-së për eliminimin e al-Bagdadi, duke thënë se nuk ka regjistruar ndonjë mision ajror amerikan në provincën Idlib të Sirisë, ku thuhet se ka ndodhur sulmi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *