Vendosni fjalën kyçe....

“Më kanë kërcënuar” – Ruçi i përgjigjet Hajdarit


Pas deklaratës së fortë të deputetes Rudina Hajdari se e kanë kërcënuar me jete, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se kërkesën e saj për forcimin e sigurisë në Kuvend ia ka përcjellë ministrit të Brendshëm.

 “Zonja Hajdari, e kam marrë shkresën tuaj, punonjësit e sigurimit do të bëjnë detyrën. Ndërkohë që e kam përcjellë shkresën dhe sot mund t’i ketë vajtur ministrit të Brendshëm, që pas kesaj të merren masat për të gjitha shqetësimet që keni ngritur në shkresën tuaj”- tha Ruçi.

Duket se kërcënimet e Hajdarit kanë ardhur pas konflikteve brenda grupit të saj parlamentar por ajo nuk përmendi emra.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi shtoi se grupet parlamentare duhet t’i zgjidhin vetë problemet mes vetes: “Ua kam thënë edhe më parë: është e drejtë ekskluzive e deputetit të largohet nga një grup parlamentar, dhe e drejtë e grupeve të përjashtojnë anëtarët e grupeve. Në këtë punë nuk jam unë, as kryetari i Kuvendit dhe as seanca. Është e drejta juaj, nuk ka punë as kryetari as seanca.  Problemet që kini brenda vetes, uluni, i zgjidhni, i konkludoni sipas rregullave demokratike të rregullores së Kuvendit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *