Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord në parim për të shtyrë Brexit deri më 31 janar 2020 – që do të thotë se Mbretëria e Bashkuar nuk do të largohet siç ishte planifikuar të enjten.
Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk tha se Mbretëria e Bashkuar mund të largohej para afatit nëse marrëveshja aprovohet nga Parlamenti.
“Mbretëria e Bashkuar mund të largohet nga BE deri në 31 Janar 2020 nëse kërkesa e tyre aprovohet nga parlamenti.”, tha Tusk.
Ky vendim vjen në një kohë kur deputetët përgatiten të votojnë propozimet e Boris Johnson për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme më 12 dhjetor.
Mbretëria e Bashkuar duhej të ishte larguar nga BE-ja të enjten, por kryeministri Johnson kërkoi një zgjatje pasi Parlamenti dështoi të pajtohej me marrëveshjen për Brexit.
Sipas BBC, drafti i marrëveshjes për 27 vendet e BE përfshin edhe një pikë tjetër se marrëveshja e tërheqjes së Britanisë nuk mund të negociohet më në të ardhmen.