Vendosni fjalën kyçe....

Në Këlcyrë dhe Bularat përkujtohet dita ushtarëve grekë të rënë në luftë


Në Bularat dhe Këlcyrë ka nisur ceremonia për të rënët e luftës.

Me prezencën e flamujve grekë persona të shumtë zhvilluan ceremoninë në 28 tetor e cila njihet edhe si dita e “JO-së”.  

28 tetori është dita e Jo-së kur ish mbreti grek refuzoi Musolinin para se të niste lufta italo greke. Një pjesë e ushtarave greke dhe italiane janë vrarë në tokën shqiptarë aty ku u përplasën në një luftë që ende sot e kësaj dite ka lënë pasoja.

Ceremonia ka nisur fillimisht në Kishën e fshatit dhe më pas zhvendoset në varrezat e ngritura enkas për të rënët në luftë.

Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe familjarët e Kostandin Kacifas i cili mbeti i vrarë një vit më parë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *