Gjykata zbardhi ditën e sotme vendimin për dënimin me 5 vite burg të Saimir Tahirit të konvertuar në 3.4 vite shërbim prove.
Në vendimin e publikuar në një pjesë të tij sipas gjykatës ka indicie për të provuar lidhjet e Tahirit me Habilajt por provat nuk përbëjnë faktin në nenin 152 paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Penale.
Prokuroria për të provuar lidhjet e Habilajve me Tahirin kishte paraqitur provat e udhëtimeve të ish-ministrit me makinën që i kishte shitur Habilajve. Gjithashtu përmendin edhe telefonatat e Hbailajve me të afërt të Tahirit.