Kryeministri, Boris Johnson, ka kërkuar zgjedhje të përgjithshme prej gati dy muajsh por u zhgënjye me bllokimin në Parlament të marrëveshjes së tij mbi Brexit.
Deputetët britanikë kanë votuar mbrëmjen e sotme për të refuzuar zgjedhjet e përgjithshme më 12 dhjetor, një votim mjaft i rëndësishëm dhe i kërkuar me ngulm nga Johnson.
Gjithsej 299 deputetë votuan në mbështetje të propozimit të kryeministrit, kurse 70 votuan kundër. Sidoqoftë, Johnson nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e dy të tretave të 650 deputetëve të kërkuar me ligj për të kaluar mocionin.
Votimi në Parlament, erdhi vetëm disa orë pasi krerët e BE ranë dakord në parim për zgjatjen e Brex deri më 31 Janar, që do të thotë se Britania nuk do të largohet nga blloku të enjten, më 31 tetor, siç kishte premtuar Johnson.