Zakonisht janë kontët e rinj, dukët dhe princat ata që kryesojnë listën vjetore të “Tatler” për beqarët më të kërkuar. Por këtë radhë është djali fotograf i ish-futbollistit David Beckham, Brooklyn.
Ai është cilësuar nga revista e modës “Tatler” si beqari më i kërkuar për vitin 2019. Kështu Brooklyn pas ndarjes me Hana Cross këtë verë, është bërë beqari më i preferuar nga femrat dhe jo pa arsye.
“I identifikuar lehtësisht nga stili i tij, beqari i ri, Brooklyn, 20 vjeç, ka pothuajse aq tatuazhe sa babai i tij dhe po aq shumë bukuri”.- shkruan “Tatler”.
Pas tij vjen konti i ardhshëm i Cawdor, Emlyn, i cili e kalon kohën në Skoci dhe në Notting Hill, sigurisht kur nuk është në Argjentinë duke luajtur polo. Më pas vjen djali i vikontit të Rothermere, Hon Vere Harmsworth. Vikont është një fisnik britanik që renditet mbi një baron dhe nën një kont.
LISTA E TATLER