Vendosni fjalën kyçe....

U shkarkua pas akuzave për favore seksuale, KLGJ rrëzon kërkesën e gjyqtarit për t’u rikthyer në detyrë


Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarit Guximtar Boçi, i cili kishte kërkuar të rikthehej në detyrë, pasi në vitin 2016 ishte shkarkuar për shkak të akuzave se kishte kërkuar favore seksuale, rast i publikuar në një emision investigativ.

Ish-gjyqtari Boçi ka drejtuar kërkesa për rikthim në detyrë në mënyrë të përsëritur në KLD që prej qershorit të 2017-ës e në vazhdim, por kërkesat e tij nuk janë marrë në shqyrtim.

Sipas BalkanWeb, kërkesa e parë është drejtuar në datën 9 qershor 2017, ndërsa kërkesa e fundit që i drejtohet organit të ri KLGJ mban datën 20 dhjetor 2018.

Guximtar Boçi u shkarkua nga detyra për shkak të publikimit të një emisioni investigatiov, i cili e akuzonte  për afera seksuale dhe korrupsion pasiv.

Skandali seksual u publikua në emisionin “Stop” në të njëjtën ditë dhe orar kur po zhvillohej ceremonia e martesës së vajzës së madhe të ish-kryegjyqtarit të Gjirokastrës.

Boçi i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se biseda e publikuar me qytetaren ishte e manipuluar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *