Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar sot denoncimin e një qytetari në Kamëz, i cili thotë se po mbyllet një fabrikë këpucësh në Kamzë, për shkak se kryebashkiaku i zgjedhur i PS-së, Rakip Suli, kërkon të zhvendosë aty firmën e vet të elektronikës dhe gipsit.
Sipas denoncimit të qytetarëve, nga fabrika e këpucëve janë punësuar rreth 2000 punonjës, të cilët do të mbeten të papunë.
“Ikin investitorët, Mbyllet fabrika me 2000 puntorë në Kamez! Narkokryetari Suli akuzohet se do marrë ndërtesën për firmën e tij!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje Doktor Berisha. Një fabrikë këpucësh në Bathore, Kamëz, Tiranë me 2000 punëtorë po mbyllet me 1 nëntor. Fati i punëtorëve është në rrugë. Rakip Suli po hap rrugën që të sjellë në ndërtesë firmën e vet të elektronikës dhe gipsit. Ju lutem anonim”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.