Një valixhe 130-vjeçare e markës së famshme franceze, ‘Louis Vuitton’, që ndoshta mund t’i përkiste familjes mbretërore ruse, tani është një artikull muzeu.
Por jo shumë kohë më parë, ajo ishte duke u përdorur për të ruajtur misër për pulat në Ukrainën lindore.
Aleksandr dhe Aleksandra Sokhranych nga fshati i vogël i Mokhnach nuk e kishin idenë se ata ishin në posedim të një objekti historik.
Ata e trajtuan valixhen, që ishte e markuar me shkronjat ‘LV’ në anët e saj, si një send të dobishëm që ishte i mirë për të mbajtur të thata kokrrat e tyre të misrit.
Kështu vazhdoi për dekada, derisa një nga të afërmit e tyre, i cili dinte diçka në lidhje me modën, i tregoi çiftit.
Drejtori i muzeut Maksim Bulakh tha se kishte kontrolluar vërtetësinë e bagazhit në një butik ‘Louis Vuitton’ në Kiev. Mësoi se ajo ishte prodhuar në fillim të viteve 1880 dhe kushtonte të paktën 11,000 dollarë.