Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar pretendimin e Bashkisë Tiranë për sa i përket pronësisë mbi Kopshtin Botanik.
Në vendimin e dhënë në seancën e sotme, gjykata i dha të drejtë Universitetit të Tiranës.
Rektori i këtij universiteti, Koni, ka deklaruar më herët se kërkesa e Bashkisë Tiranë shkelte hapur autonominë e univeristetit dhe Ligjin e Arsimit të Lartë.
Universiteti kishte theksuar se Kopshti Botanik nuk është thjesht pronë, por është pjesë thelbësore për studimet akademike dhe kjo është pranuar nga gjykata.
Më muajin korrik, me anë të një VKM-je qeveria vendosi t’ia kalonte Bashkisë Tiranë territorin e Kopshtit Botanik, vendim që u kundërshtua me forcë nga ana e Universitetit të Tiranës dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës.