Vendosni fjalën kyçe....

Takimi Rama-Mitsotakis: Kryeministria jep detaje për temat e diskutimit


Kryeministria ka dhënë detaje rreth takimit mes Kreut të Qeverisë Edi Rama dhe homologut të tij helen Kyriakos Mitsotakis.

Sipas njoftimit, të dy kryeministrat diskutuan për tema të rëndëishme jo vetëm në interes të dy vendeve por edhe rreth integrimit evropian.

Gjitahstu në takim u diskutua edhe rreth çështjes së pronave të minoritetit grek në Shqipëri si edhe miratimin në parlamentin helen të marrëveshjes së patentave dhe zbatimin e saj.

Njoftimi i kryeministrisë:

Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim me frymë pozitive nga Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis. Në këtë takim u diskutuan të gjitha çështjet e përbashkëta. Kryeministri i Shqipërisë theksoi se pavarësisht vendimit të Këshillit të BE-së, Shqipëria do të vazhdojë zbatimin e reformave me të njëjtën vendosmëri.

Në të njëjtën kohë është në interesin e Shqipërisë po aq sa është në interesin e Greqisë fqinje, theksoi Rama, të diskutohen të gjitha çështjet me interes të përbashkët dhe të forcohet bashkëpunimi mes të dyja palëve. Kyriakos Mitsotakis theksoi se Greqia mbështet prespektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për sa kohë këto vende përmbushën të gjitha kërkesat për anëtarësim.

Më tej, ai mirëpriti angazhimin e palës shqiptare për të vazhduar punën me çështjet e pronave dhe të vetëdeklarimit/censusit, të cilat janë shqetësime për minoritetin grek në Shqipëri.
Veç kësaj, Kryeministri grek theksoi se marrëveshja bilaterale për njohjen e ndërsjelltë të patentave do të kalojë së shpejti për miratim në parlamentin grek. Kryeministri i Shqipërisë ftoi Kryeministrin e Greqisë për të vizituar Shqipërinë në të ardhmen e afërt, ftesë të cilën ai e pranoi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *