Vendosni fjalën kyçe....

“Twitter” do të ndalojë të gjitha reklamat politike


Jack Dorsey

“Twitter” do të ndalojë të gjitha reklamat politike në të gjithë botën, duke thënë se shpërndarja e mesazheve të tilla “duhet të fitohet, jo të blihet”.

“Ndërsa reklamimi në internet është tepër i fuqishëm dhe shumë efektiv për reklamuesit tregtar, kjo fuqi sjell rreziqe të konsiderueshme për politikën”- tha drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Jack Dorsey.

Rivali i këtij rrjeti social, “Facebook” së fundmi e përjashtoi ndalimin ndaj reklamave politike.

Lajmet për ndalimin e këtyre reklamave, janë pritur ndryshe nga dy kampet politike të Amerikës për zgjedhjet e vitit 2020.

Siç citon BBC, Brad Parscale, menaxher i fushatës së presidentit Donald Trump, tha se ndalimi ishte “një përpjekje tjetër nga e majta për të heshtur Trump dhe konservatorët”.

Por Bill Russo, zëdhënës i fushatës së kandidatit demokrat Joe Biden, tha: “Kur u përballëm me një zgjedhje midis dollarëve të reklamave dhe integritetit të demokracisë sonë, është inkurajuese që të paktën një herë, të ardhurat nuk fituan.”

Duke reaguar për lëvizjen, themeluesi i “Facebook”-ut Mark Zuckerberg mbrojti politikën e kompanisë së tij.

“Në një demokraci, nuk mendoj se është e drejtë për kompanitë private të censurojnë politikanët ose lajmet”– tha ai.

Ndalimi i “Twitter” do të zbatohet nga 22 nëntori, me detaje të plota të publikuara deri më 15 nëntor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *