Vendosni fjalën kyçe....

Makinës së tij i vunë tritol në vitin 2014, kush është drejtori i ri i Doganave


Gjon Bardhi, do jetë drejtori i ri i Doganave pas largimit të Arlind Gjokutajt.

Deri sot ai mbante postin e nëndrejtorit ndërsa në vitin 2014, ai i ka shpëtuar një atentati me tritol.

Në kohën e atentatit, ai ka qenë në një dasmë, ndërsa mjetit të tij tip ‘Mercedes-Benz’ i është vënë tritol në fshatin Larushk.

Bardhi ka qenë më herët kryebashkiak i Fushë-Krujës.

Ai është akuzuar kohë më parë nga ish-punonjës të Doganës si i përfshirë në kontrabandën e mallrave kinzezë, denoncim i publikuar nga ish-kryeministri Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *