Vendosni fjalën kyçe....

20 të vrarë nga trazirat në Kili, protestuesit kërkojnë “kokën” e presidentit Piñera


Të paktën 20 persona janë vrarë në protesta e dhunshme kundër rritjes së kostos së jetës në Kili, sipas Ministrisë së Drejtësisë të vendit.

Ministria tha të martën se gjithsej 1,218 njerëz, përfshirë 745 oficerë të sigurisë, gjithashtu u plagosën që nga fillimi i demonstratave më 6 tetor.

Protestat antiqeveritare, të cilat filluan si reagim ndaj një rritje të tarifave të transportit, u kthyen të dhunshme më 19 tetor.

Gjatë trazirave, 49 stacione metroje u shkatërruan dhe 26 autobusëve u vunë zjarrin. Mbi 9.200 njerëz u arrestuan në të gjithë vendin, shtoi ministria.

Demonstruesit planifikojnë të zhvillojnë më shumë protesta masive gjatë fundjavës në mënyrë që të kërkojnë dorëheqjen e presidentit, Sebastian Pinera, i cili zëvendësoi tetë anëtarë të kabinetit, përfshirë ministrat e tij të Brendshëm dhe të Financave.

Pinera gjithashtu njoftoi lëshime të tjëra ndaj qytetarëve, duke përfshirë edhe rritjen e pagës minimale si dhe moslëvizjen e çmimit të energjisë elektrike deri vitin e ardhshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *