Vendosni fjalën kyçe....

“Kryeqyteti është shndërruar në dhomë gazi” Autoritetet indiane shpëndajnë 5 milionë maska pas ndotjes së ajrit


Pesë milionë maska ​​janë duke u shpërndarë në shkollat e kryeqytetit të Indisë, Delhi, për shkak të ndotjes së madhe të ajrit duke bërë që zyrtarët të shpallnin një emergjencë shëndetësore publike.

Një panel i mandatuar nga Gjykata Supreme vendosi disa kufizime në qytet dhe dy shtete fqinje, pasi cilësia e ajrit u përkeqësua në nivele ‘të rënda’.

Nivelet e rrezikshme të grimcave në ajër janë rreth 20 herë nga maksimumi i OBSH-së. Shkollat ​​e qytetit gjithashtu janë mbyllur të paktën të martën e ardhshme.

Të gjitha ndërtimet janë ndalur për një javë dhe fishekzjarret po kështu janë ndaluar. Zyrtari i lartë i qeverisë, Arvind Kejriwal, tha se qyteti ishte shndërruar në një ‘dhomë gazi’.

Maska u janë shpërndarë studentëve dhe prindërve të tyre ndërsa autoritet bëjnë thirrje që qytetarët t’i përdorin ato sa më shumë që të jetë e mundur.

Nivelet e grimcave të imëta (të njohur si PM2.5) janë në nivelin 533 mikrogramë për metër kub në qytet. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) rekomandon që nivelet PM2.5 të mos jenë më shumë se 25 mikrogramë për metër kub në 24 orë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *