Rusia ende nuk mund të verifikojë pretendimet e Uashingtonit për eleminimin e udhëheqësit të Shtetit Islamik, tha ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, duke shtuar se SHBA lehtësoi ngritjen e grupit.
Abu Bakr al-Baghdadi, udhëheqësi i grupit famëkeq terrorist terrorist Shteti Islamik ‘është, ose ishte nëse ai është me të vërtetë i vdekur, një pjellë e Shteteve të Bashkuara’, tha ministri për kanalin rus ‘Rossiya 24’.
‘ISIS-i si i tillë erdhi në ekzistencë, pas pushtimit të paligjshëm amerikan në Irak, rrëzimit të shtetit irakian dhe lirimit të ekstremistëve që amerikanët i mbanin më parë në burgjet atje. Pra, në një farë mënyre, amerikanët tani kanë eliminuar pjellën e tyre, nëse kjo ka ndodhur në të vërtetë.’ – shtoi Lavrov.
Lavrov tha gjithashtu se ushtria ruse ende nuk ka informacione të mjaftueshme për të konfirmuar me besim se i vetëshpalluri ‘Kalif’ është me të vërtetë i vdekur.
‘Ne duam të marrim informacion shtesë,’ shtoi ai.