Vendosni fjalën kyçe....

Trump, jo më banor i New York: Më kanë trajtuar keq dhe pse paguaj miliona dollarë taksa


I lindur dhe i rritur në New York, presidenti Donald Trump, ka vendosur të ndryshojë vendbanimin e tij për shkak të mënyrës se si trajtohet nga politikanët në shtetin e New York.

“Unë e çmoj New York-un dhe njerëzit e New York-ut, dhe gjithmonë do të bëj. Por për fat të keq, përkundër faktit që i paguaj miliona dollarë taksa për qytetin dhe në nivel shteti, unë jam trajtuar shumë keq nga drejtuesit politikë si të qytetit ashtu edhe të shtetit. Disa janë trajtuar më keq”-, shkroi Trump në “Twitter”.

“Unë e urrej që m’u desh ta merrja këtë vendim, por në fund kjo do të ishte më e mira për të gjithë të interesuarit. Si President, unë gjithmonë do të jem atje për të ndihmuar Nju Jorkun dhe njerëzit e mëdhenj të New York. Gjithmonë do të ketë një vend të veçantë në zemrën time! “- shtoi Trump, citon Fox News.

Kandidatja demokrate për presidentte Elizabeth Warren, akuzoi presidentin se po e bënte këtë veprim në mënyrë që të mund të mbrojë informacionin e tij për taksat nga autoritetet e New York-ut.

Ndërsa guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo, i cili u tërhoq nga gara për president, nuk dukej i mërzitur rreth ndryshimit të adresës së banimit të Trump. Ai e quajti këtë çlirim nga një barrë pasi sipas tij Trump nuk i paguante të gjitha taksat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *