Kleriku i linjës së ashpër, Maulana Fazlur Rehman, i ka paraqitur kryeministrit pakistanez Imran Khan një ultimatum dy-ditor, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe duke kërcënuar demonstrime të vazhdueshme kundër qeverisë Khan.
Duke iu drejtuar një turme të protestuesve antiqeveritarë në Islamabad të premten, Rehman deklaroi se ‘Gorbaçovi i Pakistanit duhet të ikë’, duke e quajtur Khran një tradhëtar dhe një kukull.
‘I japim dy ditë për të dhënë dorëheqjen, përndryshe, do vendosim vetë për të ardhmen.’ – tha ai.
‘Zgjedhjet e 25 korrikut ishin të manipuluara. Ne nuk i pranojmë rezultatet dhe as qeverinë që erdhi në pushtet pas atyre zgjedhjeve. Ne i dhamë kësaj qeverie një vit, por tani nuk mund t’i japim më kohë.’ – shtoi Rehman.
Vetë Khan duket se ka ruajtur qetësinë gjatë protestave deri më tani, duke u zotuar të mbajë demonstruesit e furnizuar me ushqim për sa kohë që ata do qëndrojnë në kryeqytet për të shprehur pakënaqësinë e tyre në mënyrë paqësore, por siguroi udhëheqësit e marshimit se veprimet e tyre nuk do të fitonin lëshime nga qeveria.