Vendosni fjalën kyçe....

Kovaç “bën gati valixhet” për t’u larguar nga Bajerni i Mynihut, pas dere pret Murinjo


Bajerni i Mynihut po kalon një formë të keqe këtë fillim sezoni në Bundesligë ku e sheh veten në vendin e katërt.

Sidomos e rëndë ishte humbja e fundit ndaj Frankfurtit në transfertë me rezultatin 5-1 dhe tashmë presioni ndaj trajnerit Kovaç është rritur ndjeshëm dhe sipas të gjitha gjasave ai është drejt largimit.

Drejtuesit e klubit kanë nisur menjëherë të kërkojnë për zëvendësin e tij dhe emrat e parë kanë nisur të shfaqen.

I fundit që përflitet është portugezi Murinjo.

Ky i fundit është aktualisht i papunë pas largimit nga Manchester United dhe pasi ka drejtuar në Portugali, Itali, Spanjë e Angli, është i hapur për një aventurë në një tjetër kampionat.

Murinjo nuk është shprehur ende lidhur me këtë ide megjithatë e ka lënë të hapur mundësinë e marrjes së një ekipi të madh në një kampionat si Bundesliga.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *