Vendosni fjalën kyçe....

Hidhet nga kati i 6-të i banesës, 46-vjeçari gjen vdekjen e menjëhershme


Një 46-vjeçar në Tiranë i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese. Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet.

46-vjeçari me inicialet R.K dyshohet se ka qenë në kushte të rënduara psikologjike dhe është vetëhedhur.

“Rreth orës 12:30 në rrugën “Irfan Tomini”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi  R. K., 46 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *