Reshjet e denduratë shiut mbrëmjen e kaluar, kanë shkaktuar një sërë problemesh me qarkullimin ditën e sotme, pothuajse në të gjithë vendin.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi situatën në akset kryesore në vend. Sipas ARRSH-së ka patur rënie gurësh në disa akse por tani të gjitha akset janë të kalueshme. Megjithatë drejtuesit e automjeteve paralajmërohen të tregohen të kujdesshëm.
“Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në të tria rajonet.
Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në monitorim të situatës përgjatë gjithë natës për të pasur gjendjen e akseve nën kontroll dhe duke pastruar rënien e lehtë të gurëve në disa segmente rrugore.
Reshje të lehta shiu vazhdojnë ende në të gjithë territorin, por te gjitha akset janë të kalueshme qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.
Vazhdon monitorimi dhe gatishmëria me mjete dhe fuqi punëtore në terren. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.