Është shtyrë për në datën 7 nëntor vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për një nga anëtarët e sapodekretuar tyë Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi. Në seancën e sotme, KPA-ja ka kërkuar që provat që solli Muçi të paraqiten në formën e kërkuar.
Gjatë seancës së sotme, ai tha se nuk është në konflikt interesi lidhur me personin me iniciale A.L., të cilit Muçi i ka blerë një apartament duke qenë se ai nuk ka trajtuar asnjë procedim penal ndaj tij kur ka qenë prokuror në prokurorinë e Tiranës.
‘Pasi u njoha me përgjigjen rezulton se për shtetasit e paraqitur nga ana juaj nuk kam kryer veprime proceduriale. Në vitet mes 2002 e 2006 kur kam qenë prokuror në Tiranë nuk kam trajtuar asnjë procedim për shtetasin A. L. Për këtë shkak unë nuk kam asnjë konflikt interesi.’ – tha Muçi në seancën e sotme.