Vendosni fjalën kyçe....

Dublini zyrtar ankohet për azilkërkuesit shqiptarë, gazeta irlandeze “i bën fresk” Veliajt e Ramës


Kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se prishja e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimi i teatrit të ri do nisë vitin që vjen. Kështu ka deklaruar ai për ‘The Irish Times’, në një shkrim që kjo e fundit i ka kushtuar Tiranës.

‘Ky është objekti i fundit pas të cilit mund të kacavirren për të luftuar. Kur ta humbasin edhe këtë do të hyjnë në histori jo vetëm si ata që nuk bënë asgjë kur e patën qytetin në dorë, por bënë çdo gjë që të pengonin edhe të tjerët, edhe pasi e humbën mundësinë e tyre. Unë i pëlqej shumë debatet, por në të njëjtën kohë, e kuptoj kur është koha për të marrë vendime. Teatri do të fillojë të ndërtohet vitin e ardhshëm.’ – citohet të ketë thënë Veliaj.

Veliaj thotë për gazetën se Tirana është në një fazë eksperimentimi duke shtuar se të gjithë e dua ndryshimin por askush nuk do të ndryshojë vetë i pari.

Sipas ‘The Irish Times’, projektet madhështore të Ramës e Veliajt po kundërshtohen nga artistët, që kanë më shumë se një vit që protestojnë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Media citon edhe disa nga artistët e qytetarët që protestojnë para Teatrit Kombëtar si Budina, Liçaj e Karabina si dhe të arkitektit Velo të cilët janë kundër këtij projekti e japin për këtë argumentet e tyre.

‘Kundërshtarët më të egër ndaj projekteve madhështore të Ramës e Veliajt janë përqendruar së fundmi rreth Teatrit Kombëtar, 100 metra larg zyrës së Kryetarit të Bashkisë.’ – shkruan ndër të tjera ‘The Irish Times’.

‘Që nga marrja e pushtetit në 2015, Veliaj ka bërë sheshin Skënderbej në qendër të qytetit plotësisht për këmbësorët dhe ka kërkuar të zbusë përhapjen kaotike të Tiranës me korsi ekologjike miqësore për biçikletat, kënde lojrash dhe mijëra pemë të reja.’ – e përshkruan gazeta punën e Veliajt në Tiranë.

‘The Irish Times’ nuk ngurron t’i quajë madhështore projekte e Ramës e Veliajt ndërkohë që ditën e sotme kryeministri irlandez ka shprehur shqetësimin e tij për numrin në rritje të azilkërkuesve shqiptarë në Irlandë, që përbëjnë edhe numrin më të madh të aplikantëve me 13%. /Hashtag.al

*Shkrimi i plotë i ‘The Irish Times’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *