Vendosni fjalën kyçe....

Publikohen pamjet e ekzekutimit me 2 plumba të shefit të tifozëve të Partizanit të Beogradit (Video)


Media serbe ka publikuar pamjet e ekzekutimit me dy plumba në kokë të kreut të tifozëve të Partizanit të Beogradit, Ljubomir Markoviç.

Ljubomir Markoviç, kreu i grupit të fansave ‘Alkatraz’ të Partizanit të Beogradit u ekzekutua me dy plumba në kokë nga persona ende të panjohur, teksa po mbushte makinën në një pikë karburanti.

37-vjeçari bashkë me 13 huliganë tjerë serbë, u dënua në vitin 2012 për vdekjen e Brice Taton, fansi i ekipit Toulouse i cili ishte rrahur për vdekje më 17 shtator 2009, në qendër të Beogradit.

I konsideruar si një nga katër liderët e grupit të sulmit, Markoviç u dënua me 13 vjet burgim por u lirua në vitin 2017.

Në vitin 2009, Markoviç u dënua me 30 vjet burgim për rolin e tij në vrasje, por dënimi i tij ishte ulur në 13 vjet. Ai më vonë ishte amnistuar dhe u liruar me kusht në vitin 2017.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=16&v=yP7uZkUuq28


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *