Banorët e një qyteti grek që u prekën nga një valë e re e azilkërkuesve dolën në rrugë për të protestuar kundër emigracionit, mes zemërimit në rritje për fluksin e refugjatëve që janë derdhur në vend.
Protestuesit anti-emigrantë në qytetin verior të Selanikut, i kërkuan Athinës zyrtare të dëbojë të gjithë emigrantët e paligjshëm dhe të mbyllë kufirin për migrantët.
Pamjet nga marshimi treguan se demonstruesit mbanin banderola dhe flamuj grekë, ndërsa një aktivist në ballë të protestës mbajti një ikonë të Virgjëreshës Mari.
Selaniku dhe qytetet përreth janë përzgjedhur për të pritur me mijëra migrantë që Athina dëshiron të transferojë nga godinat e mbipopulluara në ishujt grekë.
Sipas raporteve, gjatë fundjavës rreth 900 persona u transferuan nga ishujt grekë ndërsa qeveria po planifikon të zhvendosë 20,000 refugjatë deri në fund të vitit.
Greqia ka marrë 40,000 emigrantë dhe refugjatë vetëm në katër muajt e fundit, tha Ministri i Migracionit, Giorgos Koumoutsakos, për mediat lokale. Ai shtoi se Europa duhet të tregojë solidaritet me rajonet kufitare që kanë pritur fluksin e migrantëve.
Athina ka qenë vazhdimisht në kundërshtim me Brukselin mbi politikën e emigrantëve të Bashkimit Evropian.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=16&v=yP7uZkUuq28