Vendosni fjalën kyçe....

“Rama vjedh vota, s’garanton dot zgjedhje të lira. Duhet qeveri tranzitore” – PD


Opozita e bashkuar ka zhvilluar paralelisht me Kuvendin, mbledhjen e saj të komisionit të reformës zgjedhore.

Demokrati Oerd Bylykbashi deklaroi për mediat pas daljes nga takimi se për të qenë e besueshme e për të patur zgjedhje të besueshme, reforma duhet të jetë konsensuale e gjithëpërfshirëse.

‘Ajo që duhet të kuptojë maxhoranca është se reforfma mund të jetë vetëm konsensuale gjithëpërfshirëse për të qene e besueshme dhe për të patur zgjedhje të besueshme.’ – tha Bylykbashi.

Më tej Bylykbashi theksoi se qëndrimi i opozitës së bashkuar është i qartë lidhur me reformën zgjedhore.

Ai shtoi se Kodi Zgjedhor është i mjaftueshëm për zgjedhje demokratike por ato s’i garanton dot kryeminstri Rama.

‘Kodi zgjedhor është i mjaftueshëm për zgjedhje demokratike, por Edi Rama nuk mund të garantojë zgjedhje demokratike. Propozimi është një qeveri kujdestare tranzitore që garanton ndëshkimin e atyre që blejnë votat. Opozita është e angazhuar 100% për reformën zgjedhore, për të garatuar që zgjedhjet janë për zgjedhësit jo për partitë. Rama nuk garanton dhe e ka provuar që jo vetëm nuk garanton dot zgjedhje por edhe vjedh vota.’ – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *